Të mërkurën do të luhet super-sfida e Champions League mes Milan dhe Inter, një derbi që pritet me interes. Një nga protagonistët e këtij takimi pritet të jetë portugezi Rafael Leao edhe pse është dëmtuar në sfidën e dytë dhe është në dyshim për kuqezinjtë.
Gjithsesi, talenti portugez, përmes rrjetit social “The Residency”, ka folur për gjendjen e tij: “Mos u shqetësoni për dëmtimim tim, do të rikthehem shumë shpejt. Jam mjekuar dhe kam fjetur gjithë ditën. Jam i motivuar për të zbritur në fushë dhe për t’u përmirësuar, për të arritur objektivat e mi”.
I pyetur nëse do të sugjeronte diku në merkato për të ardhur te Milan, sulmuesi portugez shprehet: “Mbappe duhet të vijë të luajë me Milan, pasi është një tifoz i këtij ekipi. Atmosfera te Milan është më e bukura që kam përjetuar ndonjëherë. Titulli fituar vjet është momenti më i bukur që kam kaluar këtu”. /Telesport.al