Arsenali e mposhti Chelsea-n me rezultat 3:1 në mbrëmjen e kaluar, në ndeshjen e javës së 34-të në Premier Leauge.
Kjo fitore ishte një rikthim për “Topçinjtë”, duke qenë se ata nuk kishin fituar në katër ndeshjet e fundit.
Njëri ndër më të mirë në fushë ishte Granit Xhaka, i cili asistoi në dy golat e shokut të tij, Martin Odegard-it.
Pas ndeshjes, Xhaka tha se kjo ishte një fitore e madhe, derisa sipas tij, ishte edhe një “obligim” ndaj tifozëve.
“Donim ta bënim një rikthim të madh sot, mendoj se bënë lojë të mirë për 60 minuta. Ishte një ndeshje e përkryer dhe e merituam fitoren”, ka thënë Xhaka.
“Si ekip, bëmë një përpjekje të mirë sot pas katër ndeshjeve që nuk i fituam dhe mendoj se na duheshin tre pikët. Ishte shumë e rëndësishme”, shoti mesfushori kosovar.
“Kjo fitore shkonte për tifozët, për veten tonë që të ktheheshim me besim dhe shpresojmë që të vazhdojmë në këtë formë edhe në katër ndeshjet e mbetura”, shtoi Graniti.
Kjo fitore e vendos Arsenal-in përsëri në krye të tabelës së Premier Leauge, të paktën para mbrëmjes të së mërkures kur Manchester City zbret në fushë për t’u përballur me West Ham-in.
Xhaka ende nuk e ka humbur besimin, derisa thotë se duhet të qëndrojnë të fokusuar në ndeshjet e mbetura.
“Ne duhet të bëjmë punën tonë për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Pas kësaj duhet të shpresojmë, sepse nuk kemi gjithçka në dorë”, theksoi Xhaka.
“Në Premier League gjithçka është e mundur. Njerëzit flasin për ne në një mënyrë të mirë dhe të keqe, por kjo është pjesë e punës sonë. Duhet të fokusohemi te vetja, të bëjmë punën tonë dhe të shohim më pas”, ka thënë mes tjerash Granit Xhaka.
Pra, Arsenal momentalisht është në vendin e parë me 68 pikë, dy më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Megjithatë, City ka dy ndeshje më shumë për t’i zhvilluar sesa ekipi i Xhakës, që do të thotë se vështirë do të jetë për ta mbajtur vendin e parë. /Albanianpost.com