Super rikthim i Bad News Eagles, mposhtin ekipin kinez dhe kualifikohen në gjysmëfinale

Bad News Eagles është kualifikuar për në gjysmëfinale të turneut “ESL Challengers”, që po mbahet në Melbourne të Australisë.

Ekipi kosovar në CS:GO fitoi me rikthim nga 0:1 në 2:1 ndaj ekipit kinez, Rare Atom, shkruan Gazeta Express.

BNE-ja në gjysmëfinale të këtij turneu do të përballet me Grayhound, ekipin nga Australia.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu do të shpërblehet me 50 mijë euro.

Përveç mjeteve financiare, Bad News Eagles me një sukses të tillë eventual, do të kualifikoheshin edhe në ligën më të madhe “ESL Pro League”. /Gazeta Express/

Read Previous

Më 29 prill 1980 vdiq Alfred Hitchcock, regjisor dhe producent filmi

Read Next

Në këto pjesë do të ndalet rryma nesër në Gjakovë