Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm për Vettingun në Sistemin Gjyqësor.
Szunyog përsëriti qëndrimin e fortë të Bashkimit Evropian se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe standardet evropiane.
“Bashkimi Evropian, do të vazhdojë angazhimin me institucionet e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi”, tha ambasadori Tomas Szunyog.
/GazetaSinjali/