Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, të mërkurën.
Ai, në Twitter, ka bërë të ditur se ditën e nisi me një diskutim të thellë me Kurtin.
“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë ditës sot, Lajçak pritet të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
/Klankosova.tv/