Kontratë trevjeçare, Leart Paqarada pjesë e Bundesligës nga sezoni i ardhshëm

Leart Paqarada do të jetë pjesë e Koln në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që aktualisht është pjesë e St. Pauli në Bundesliga 2, ka firmosur një kontratë trevjeçare me Koln.

Kjo lëvizje e Koln në merkato vjen edhe prej faktit se në fundin e këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli i luajtur kapiteni Jonas Hector dhe Paqarada që konsiderohet si një nga më mbrojtësit e majtë më të spikatur në Bundesliga 2, është përzgjedhur nga drejtuesit e gjermanëve për të zëvendësuar 32-vjeçarin.

Paqarada ka një karrierë të ndërtuar në Gjermani teksa 28-vjeçari e ka nisur me të rinjtë e Werder Bremen për të kaluar më pas te të rinjtë e Leverkusen dhe më pas Sandhausen. Gjithsesi, tashmë vjen hapi më i madh i karrierës për lojtarin e Kosovës teksa aktualisht Koln renditet në vendin e 13-të me 17 pikë dhe pritet të luftojë deri në fund për qëndrimin në elitë. /Top Channel

Read Previous

Fajon kërkon që Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

Read Next

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, sa ishte magnituda