Sot gjatë ditës është bërë e ditur se Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj ish-komandatit të Policisë së Kosovës të Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku Gashi ka cekur që më në fund Kristë Gjokaj është liruar nga aktakuza.