VIDEO/ Aksident i frikshëm në SHBA, treni ndan në mes kamionin

Një aksident i rëndë është shënuar në Tenesi të SHBA-së ditën e djeshme.

Një tren u përplas me një kamion që kishte bllokuar rrugën. Pas përplasjes me kamionin, treni ka dalë nga shinat, më konkretisht tre lokomotiva njëra pas tjetrës janë përplasur, duke lënë të lënduar rëndë 2 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një shofer tjetër, i cili thotë se vrapoi për të parë nëse të gjithë ishin mirë, kapi gjithë momentin e aksidentit me video. Ky është momenti kur treni godet automjetin që mbante një tra të madh betoni duke shkaktuar një dalje nga shinat./Abcnews.al/

Read Previous

Cilat janë 7 katastrofat që ndryshuan botën

Read Next

Britania “konfirmon” 42 emigrantë të kthyer në Shqipëri