Chelsea gjen zëvendësuesin e Brojës

Me Armando Brojën e lënduar, skuadra e Chelsea-t ishte në urgjencë për një sulmues.

Bomberi shqiptar u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Aston Villa-s, lëndim ky që do ta lërë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

Flitej që Cristiano Ronaldo do të transferohej në “Stamford Bridge”, megjithatë blutë e Londrës thuhet se kanë arritur marrëveshje për transferimin e një tjetër sulmuesi.

Bëhet fjalë për talentin, David Datro Fofana, i cili aktivizohet me skuadrën e Molde në Norvegji.

Pritet që kartoni i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë t’i kushtojë arkave të Chelsea-t 10 milionë euro ndërsa mbetet ende të përcaktohen shifrat personale të Fofana-s me klubin anglez.

Për 19-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ana e Brighton, megjithatë te Chelsea janë treguar më të shkathët dhe besojnë shumë te aftësitë e sulmuesit afrikan.

Në 24 ndeshje të këtij sezoni, Fofana ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar edhe pesë asistime në elitën e futbollit norvegjez, shifra këto që kanë bindur plotësisht anglezët për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit. /Albanianpost.com

Read Previous

U mbajt mbledhja e 10-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Read Next

Kupa e Botës “Katar 2022” sjell një rekord historik për Milan-in