Rrjedhje e dokumenteve, fshehje e provave, tejkalime afatesh – për çfarë do mbahet mend Jack Smith sa ishte në krye të Prokurorisë së Specializuar

Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale. Gjatë mandatit të tij të parë në këtë pozitë, ka ndodhur rrjedhja e dokumenteve nga Specialja, janë tejkaluar afatet për nisjen e gjykimit e mbrojtja e ish-krerëve të UÇK’së ka drejtuar akuza në vazhdimësi për fshehje të provave shfajësuese.

Jack Smith nuk do të jetë më pjesë e Gjykatës Speciale si Kryeprokuror, pozitë që e mbajti nga viti 2018. Këtë njoftim e ka lëshuar sot Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrick B. Garland njoftoi sot për emërimin e Smith, si Prokuror i Posaçëm për të mbikëqyrur dy hetime penale në SHBA, që lidhen me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Por, për çfarë do të mbahet mend si Kryeprokuror i Speciales?

Gjatë mandatit të parë të tij në këtë pozitë, rrodhën dokumentet sekrete nga Specialja, të cilat u sollën në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Për këtë, u dënuan Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Përveç rrjedhjes së dokumenteve, Prokuroria është akuzuar vazhdimisht nga mbrojtësit e ish-krerëve të UÇK’së për fshehje të provave shfajësuese.

“Kemi shqetësime të rënda për qëndrimin e Prokurorisë për materialin shfajësues. Ky material ka të bëj me pafajësinë e të akuzuarve dhe mund ta ndryshojë tërësisht pistën e hetimit dhe cështjen gjyqësore. Duhet ta analizojmë ato që ka argumentuar Prokuroria. Pse nuk i njerrin ato mbi 2 mijë dokumente që tani. Edhe pse e kanë finalizuar për 70% të materialeve, thanë që nuk e nxjerrim tani, që është shkelje”, ishte shprehur në një seanë David Young, mbrojtës i Rexhep Selimit.

Prokuroria është kritkuar shumë edhe për tejkalim të afatave që i kishte vendosur vetë.

Nisja e gjykimit ishte paraparë në qershorin e vitit 2021, por ende s’ka filluar./Reporteri.net/

Read Previous

“Termokos” ndriçon oxhakun me ngjyrë të kaltër, mbështet dhe inkurajon të gjithë të prekurit nga diabeti

Read Next

Reshje të shumta të shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime në këtë rajon