Manchester United po synon të transferojë Kylian Mbappe-n si zëvendësues të Cristiano Ronaldo-s në “Old Trafford”, sipas raportimeve të britanikes “The Mirror”.
Rikthimi i Ronaldo-s në Angli nuk ishte siç pritej. Gjatë një interviste me Piers Morgan, ndër të tjera ylli portugez tha se klubi e ka “tradhëtuar”, ndërsa shtoi se pronarët e United dëshirojnë më shumë të bëjnë biznes se të kujdesen për futbollin.
Mbappe ka pasur një krisje muajit e fundit me PSG-në, pavarësisht se në verë nënshkroi një kontratë milionere e cila e lidh dhe për tre vite me klubin nga Parisi.
Raportet në tetor sugjeruan se Mbappe kishte humbur durimin me trajnerin Christoph Galtier, i cili nuk po e luante atë në pozicionin e tij të preferuar në fushë, duke e vendosur në qendër të sulmit.
Por marrëdhëniet duket se janë përmirësuar disi javët e fundit dhe investimi i PSG-së gjatë verës nuk ka gjasa t’i shohë ata ta lënë atë të largohet vitin e ardhshëm.
Neymar dhe Lionel Messi, respektivisht 30 dhe 35 vjeç, kanë shkëlqyer që të dy në gjysmën e parë të kësaj fushate, por pikëpyetje mbeten për angazhimin e tyre ndaj projektit të PSG-së përtej këtij viti.
Sipas raportit të “The Mirror”, Mbappe do të kushtonte mbi 150 milionë paund, me United që do të kishte fuqinë financiare për të nënshkruar me lojtarin.
Ndërkohë, thuhet se United është një nga klubet e pakta në Evropë që mund të plotësojë kërkesat astronomike të pagës së Mbappe-s, rreth 500 mijë paund në javë. /Albanianpost.com