Dita e fundit e muajit tetor është karakterizuar nga rrezet e diellit e temperaturë deri në 24 gradë celsius.
Për të martën dhe të mërkurën parashihet mot me diell ndërsa temperatura më e lartë do të arrijë deri në 23 dhe 24 gradë celsius.
Ndërsa të enjtën parashihet që temperatura maksimale të arrijë deri në 20 gradë celsius.
Nga dita e premtë parashihet rikthimi i reshjeve të shiut e temperatura do të variojë nga 5 deri në 20 gradë celsius.
Reshje shiu parashihen dhe gjatë fundjavës, ndërsa parashihet dhe ulje e temperaturës e cila do shkojë në 14 gradë celsius.