Takimi i Ministrave të Jashtëm në Berlin, Gërvalla: Optimistë se do të sjellë rezultate konkrete

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të procesit të Berlinit.

Ky takim mbahet me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani.

Gërvalla u shpreh optimiste se ky takim do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Pritshmëri të mëdha përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm sot në Berlin me ftesë të MPJ-së gjermane.  Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.

/KlanKosova/

Read Previous

Xhiro e shtatë në Superligën e Basketbollit vjen me ndeshje shumë interesante

Read Next

Kuka e Kelmendi në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UÇK-së