Milani kërkon transferimin e Loftus-Cheek

LONDON, ENGLAND – OCTOBER 05: Brahim Diaz of AC Milan and Ruben Loftus-Cheek of FC Chelsea battle for the ball during the UEFA Champions League group E match between Chelsea FC and AC Milan at Stamford Bridge on October 5, 2022 in London, United Kingdom. (Photo by Vincent Mignott/DeFodi Images via Getty Images)

Ruben Loftus-Cheek është bërë dëshira kryesore e Milanit për afatin kalimtar dimërorë.

Mesfushori anglez këtë sezon po luan më shumë te Chelsea dhe në përballjen e parë ndaj Milanit bëri një ndeshje jashtëzakonisht të mirë.

Rossonerët duan transferimin e anglezit qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi për trajnerin Pioli ai do të ishte një përforcim i madh në repartin e mesfushës.

Pas ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve ku Chelsea mposhti Milanin 3-0, ishte drejtori Paolo Maldini që kontaktoi drejtuesit londinezë për mesfushorin.

Calciomercato ka zbuluar prapaskenat nga takimi, ku Maldini dhe Federico Massara i bën pyetje drejtuesve të Chelseat: A mund të flasim për Loftus-Cheek në janar?. E duam transferimin e tij”.

26-vjeçari në atë përballje asistoi dhe bëri një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Chelseat dhe tani është dëshira kryesore e Milanit.Reklamahttps://7559ffe349e6bfb9c85c69d75fc1ca2b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Reprezentuesi anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka vazhduar kontratën.

Marrëdhëniet e dy klubeve janë të shkëlqyera dhe nuk përjashtohet mundësia që Loftus-Cheek të përfshihet në ofertë nga Chelsea pasi londinezët duan Rafael Leaon e Milanit. /Telegrafi/

Read Previous

Borrell: Kërkojmë prova konkrete për përfshirjen e Iranit në luftën kundër Ukrainës

Read Next

Certifikohen drejtorët dhe koordinatorët e cilësisë në shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional