13 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO” i është caktuar një muaj paraburgim.
Masa e paraburgimit ndaj tyre ka nisur që nga data e arrestimit, 5 tetor është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I dyshuari S.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” dhe “Fajdeja”, P.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, S.G., dyshohet për “Fajdeja” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
L.B. dyshohet për “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Sulmi”, “Fajdeja”, “Detyrim”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, V.T., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, B.K., dyshohet për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërkaq D.K., A.G., A.D., H.Xh., A.S., E.G. dyshohen për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.
Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
Të mërkurën, 13 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, fajde, detyrim” si dhe janë sekuestruar mbi 50 mijë euro.
Policia e Kosovës, përmes raportit kishte bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 në qytetet, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Prishtinë.
“Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO”, thuhet në raport.
Raporti sqaron se gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. /Albanianpost.com