Kuba kërkon ndihmën e SHBA, uragani Ian ‘lë’ ishullin pa energji elektrike

Qeveria e Kubës, ka bërë një kërkesë të rrallë për ndihmë urgjente nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pasi uragani Ian shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë ishullin prej 11 milionë banorësh.

Stuhia, e cila ka prekur edhe bregutn juglindor të SHBA-së, goditi Kubën të martën dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtimin e banesave dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore.

Uashingtoni vlerësoi se autoritetet kubane do t’i jepnin përparësi spitaleve, pompave të ujit, kanalizimeve dhe infrastrukturës tjetër jetike, nëse administrata Biden do t’i përgjigjej në mënyrë të favorshme një kërkese të pazakontë për ndihmë nga Havana.

Presidenti Biden ka premtuar për një riangazhdim me Kubën, pas vitesh tensionesh midis Havanës dhe Uashingtonit.

Por, vitin e kaluar në korrik, në ishull u mbajtën mitingje antiqeveritare, më të mëdhatë që nga revolucioni i ish-udhëheqësit kuban Fidel Castro në 1959.

Policia më pas arrestoi më shumë se 1000 njerëz, sipas vlerësimeve të organizatave të të drejtave të njeriut, dhe qindra protestues mbeten në burg.

Kjo goditje e policisë ndaj protestave në Kubë çoi në vendosjen e sanksioneve nga SHBA ndaj zyrtarëve kubanë.

/EuroNews Albania/

Read Previous

Vreshti më i vogël në botë që prodhon vetëm 29 shishe verë në vit

Read Next

​Parashikimi i motit