Prokuroria në Hagë e kërkon 35 vite burg për Salih Mustafën

Prokuroria kërkon 35 vjet burgim për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Prokurori Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokuorit të Specializuar tha se kërkojnë 10 vjet burgim për akuzën e ndalimit arbitrar, 20 vjet burgim për trajtim mizor, 25 vjet burgim për torturë dhe 33 vjet burgim për vrasje.

“Rregulla 164 kërkon nga paneli të japë dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, varet nga paneli të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen apo me dënim më të lartë se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. Për këtë arsye, ZPS kërkon t’í jepet dënim prej 35 vitesh burgim”, tha Michalczuk.

Prokurori Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokuorit të Specializuar tha se kërkojnë 10 vjet burgim për akuzën e ndalimit arbitrar, 20 vjet burgim për trajtim mizor, 25 vjet burgim për torturë dhe 33 vjet burgim për vrasje.

“Rregulla 164 kërkon nga paneli të japë dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, varet nga paneli të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen apo me dënim më të lartë se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. Për këtë arsye, ZPS kërkon t’í jepet dënim prej 35 vitesh burgim”, tha Michalczuk./Alsat.mk/

Read Previous

Bolton flet për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Read Next

11 yje të futbollit që nuk kanë fituar kurrë Champions