Arsenal, i vetmi klub që u ftua për çaj nga mbretëresha Elizabeth II

Arsenal është i vetmi klub futbolli që është ftuar ndonjëherë për çaj të pasdites me mbretëreshën Elizabeth II.

Në verën e vitit 2006 kur Arsenal u zhvendos nga Highbury në stadiumin Emirates, mbretëresha Elizabeth II ishte planifikuar të priste shiritin për të hapur zyrtarisht shtëpinë e re të klubit.

Megjithatë, për shkak të një lëndimi të shpinës, princi Philip e zuri vendin e saj, shkruan sportbible.com, transmeton klankosova.tv.

Mbretëresha shprehu keqardhje për mosprezencën e saj në këtë ngjarje dhe si rezultat, skuadra e Arsenalit u ftua në Buckingham Palace për çaj pasdite në shkurt të vitit 2007.

Xhirimet në një dokumentar të realizuar nga BBC fokusuan takimin në mes të mbretëreshës dhe ekipit të Arsenalit.

/KlanKosova/

Read Previous

​Gërvalla kërkon ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Read Next

Nuk i prek kriza që ka përfshirë botën, një “shëtitje” në fshatin ku jetohet pa energji elektrike