Milot Rashica është lojtari më i ri i Galatasarayt.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka kaluar në formë huazimi në kampionatin turk nga skuadra angleze Norwich City.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra turke nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se tashmë gjithçka është mbyllur mes palëve.
Ai është pritur në aeroportin e Stambollit nga tifozët verdhekuq, derisa ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për televizionin e klubit.
Kujtojmë që Rashica nuk është grumbulluar në tri ndeshjet e fundit me Norwichin, klub I cili shpenzoi 11 milionë euro për transferimin e tij në verën e vitit të kaluar nga skuadra gjermane Werder Bremen.
Ai në total zhvilloi 40 ndeshje me fanellën e Norwich-it në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime.