Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Duke cituar burime nga brenda qeverisë, Top Channel mëson se kryeministri Edi Rama të ketë deklaruar se Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

“Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshirë edhe atë të sigurisë”.

Kryeministri Edi Rama, më herët  ka deklaruar se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.

Gjatë një fjalimi të publikuar në Facebook, Rama theksoi se Shqipëria do të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

“Në bashkëpunim me agjenci të specizluara partnere të anti-terrorit digjital u arrit të zbulohej fillimisht se sulmi kibernetik i 15 korrikut mbi Shqipërinë, ishte një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakontestueshme se agresioni është sponzorizuar nga Republika Islamike e Iranit. Një agresion shtetëror, hetimi i thelluar na vuri prova të pakundërshtueshme, se agresioni është bërë nga Republika Islamike e Iranit, ka angazhuar 4 grupe, ndër to një nga grupet më famëkeqe, autor i sulmeve të Izraelit, Emiratet e Bashkuara dhe Qipro. Kemi informuar aleatët tanë strategjikë, NATO dhe kemi ndarë dhe rezultate e pakundërshtueshme”, tha Rama.

/KlanKosova/

Read Previous

Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 10 të arrestuar

Read Next

Zbardhen arsyet se përse Chelsea e shkarkoi Tuchel-in