41 raste të veprës penale “Dhunimi”, janë raportuar në priudhën janar-korrik të vitit 2022.
Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga Policia e Kosovës.
Megjithëkëtë, Policia thotë se ka rënie të numrit të rasteve krahasuar me të njëjtën periudhë (janar-korrik), për vitin 2021, e që ishin 59 raste të kësaj natyre.
“Ju përcjellim të dhëna të përgjithshme të të gjitha grupmoshave për rastet e veprës “Dhunim”, për vitin 2021 dhe periudhën krahasimore janar-korrik 2021-2022, ku vërehet se ka rënie të theksuar të rasteve të kësaj natyre”, ka bërë të ditur Polica.
Ndryshe, sipas statistikave të policisë, gjatë vitit 2021, janë raportuar 102 raste të veprës penale “Dhunimi”.
Rasti i fundit ku një 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga pesë persona, ka nxitur reagime të shumta, ndërsa kërkohet dënim meritor për kryerësit e kësaj vepre penale.
Lidhur me dhunimin e të miturës janë arrestuar pesë të dyshuarit, katër prej të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit.
/Reporteri.net