​Parisi do të punojë për të ndaluar rritjen e çmimeve, shkak energjia elektrike

Qeveria e Francës planifikon të vazhdojë punën vitin e ardhshëm për të reduktuar efektin e rritjes së çmimeve të energjisë te familjet.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryeministrja Elisabeth Borne për gazetën “Parisien”.

“Ne do të vazhdojmë me masat për të zbutur kërcimin e çmimeve të energjisë dhe do të marrim masa për të ndihmuar shtresat më të cenueshme. Qytetarët të jenë të qetë, nuk do të lejojmë që çmimi i energjisë të ngrihet në qiell”, tha ajo.

Ministri i Financave Bruno Le Maire tha për mediumin BFM se rritja e çmimit të energjisë elektrike vitin e ardhshëm do të jetë e kufizuar.

Presidenti Emmanuel Macron tha në fillim të kësaj jave se Franca ka “muaj të vështirë” përpara, ndërsa administrata e tij paralajmëroi se do të ketë një rritje të çmimeve./KP/

Read Previous

​1.900 persona aktiv me COVID-19 në nivel vendi

Read Next

​Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave