Osmani do të takohet me Escobar në 16:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ora 16:30.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

“Takim do të ketë dhe do të nis nga ora 16:30”, është shprehur Kupina.

Kujtojmë se Escobar sot nuk do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të ketë takime me krerët opozitarë.

/KlanKosova/

Read Previous

Turizmi i natyrës në rritje, rekordin e mban Korça, pas saj Shkodra

Read Next

“Shëndetësia falas”, shqiptarët shpenzuan një rekord prej mbi 100 milionë eurosh në spitalet private në 2021