Shumë qytetarë ditëve të fundit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me shqiptimin e gjobave për mos mbajtje të maskës ndaj personave fizik, ndërkohë që subjektet politike kanë mbajtur tubime me elektoratin e tyre, në ambiente të mbyllura duke mos respektuar sa duhet masat në fuqi.
Zëvendës komandanti i stacionit policor në Gjakovë thekson se edhe policia ka shqiptuar gjoba për mosrespektim të masave mbrojtëse ndaj pandemisë Covid- 19.
Armend Zemaj, Ministër në detyrë i shëndetësisë, javë më parë ka deklaruar se inspektoriatet dhe policia janë të obliguara që t’i mbikëqyrin aktivitetet politike në mënyrë rigoroze.