Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për TV SYRI-n se viktima është një mashkull i moshës 49-vjeçare.
Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur.
Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.