Si pasojë e një aksidenti një person ka vdekur në mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi” në Kosovë.
Aksidenti në fjalë nga Policia e Kosovës është konsideruar si vetaksident, ku një kamion është rrotulluar, rreth orës 9:45, në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Albanianpost.com