Zyrtare: Eros Grezda nënshkruan me klubin turk

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka nënshkruar kontratë me klubin Manisa Football Club që militon në kategorinë e dytë të futbollit në Turqi.

27-vjeçari kompletoi transferimin e tij gjatë ditës së sotme si futbollist i lirë, pasi që nuk vazhdoi kontratën me klubin kroat, Sibenik, me të cilin ishte pjesë në fazën e dytë të sezonit të fundit, ku realizoi dy gola.

Klubi turk e konfirmoi transferimin e Grezdës me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Derisa me nënshkrimin u shpreh i lumtur edhe vetë Erosi, i cili shpreson që të ngjigjten në Superligën e Turqisë.

Kujtojmë që Grezda në të kaluarën ka luajtur në disa klube të njohura si: Osijek, Lokomotiva Zagrebit e Rangers, derisa ai numëron edhe 12 paraqitje zyrtare me kombëtaren kuqezi, ku ka shënuar një gol.

Read Previous

Fillon qarkullimi i automjeteve në drejtim të Pejës përmes rrugës alternative

Read Next

​Propozimi i deputetit Muja bëhet “mollë sherri” në Komisionin hetimor për energjinë