53-vjeçari tentoi ta korruptojë Policinë me 50-she, u gjobit për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka arrestuar në mesnatë një person të dyshuar, që tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë duke ua ofruar 50 euro në një pikë patrullimi në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.K, i cili fillimisht u ndalua për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut dhe derisa zyrtarët policorë po ia shqiptonin tiketën për kundërvajtje, i njëjti ua kishte ofruar 50 euro me qëllim që të mos e dënojnë.

Zyrtarët policorë e kanë arrestuar menjëherë të dyshuarin, i cili ishte në gjendje të dehur dhe më pas e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa paratë janë konfiskuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/Sinjali/

Read Previous

Shkencëtarët gjejnë forma misterioze jete në shpellat e Hawai-t

Read Next

Gati 400 mijë kosovarë e vizituan Shqipërinë gjatë qershorit