Këto janë monedhat e para kroate euro

Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kryeministri Andrej Plenkoviç ka publikuar monedhat e para të Euros kroate.

Monedha 2 euro-she ka motivin e hartës gjeografike të Kroacisë, në monedhën 1 euro është një kafshë, ndërsa në pesëdhjetë cent figura e Nikolla Teslës.

Monedha prej 5 cent euro ka shkrimin glagolitik./Indeksonline/

Read Previous

Nesër parashihet temperatura më e lartë deri më tani

Read Next

Në maj dhe qershor u shiten 571 vetura në Kosovë, por cila është marka më e shitur?