Kujdes, në këtë aeroport të Zvicrës po humbasin shumë valixhe

Fillimi i pushimeve dhe mungesa e stafit po shkakton kaos në aeroportin e Cyrihut. Swissport regjistroi vetëm dje rreth 250 raportime për bagazhe të humbura.

Kërkesa e madhe për fluturime, mungesa e stafit të aeroportit dhe fluturimet e vonuara po shkaktojnë telashe.

Vëllimi i valixheve të dorëzuara është aktualisht pesë herë më i lartë se gjatë operacioneve normale të fluturimit.

“Për shkak të rritjes së anulimeve të fluturimeve, vonesave dhe mungesës së stafit në aeroportet e huaja, gjithnjë e më shumë pasagjerë po mbërrijnë aktualisht në Cyrih pa bagazhe” ka thënë zëdhënësja Nathalie Berchtold./Indeksonline/

Read Previous

Ngritja e temperaturave, Holanda i hedh kripë asfaltit, a e dini arsyen?

Read Next

SHBA publikon raportin: Rusia dhe Kina, vendet ku trafikohen më shumë qënie njerëzore