· Të paktën tre persona u vranë dhe 15 u plagosën pas një sulmi me raketa të premten në Dnipro në Ukrainën qendrore, qyteti i katërt më i madh i vendit me më shumë se 1 milion banorë.
· Një zyrtar i lartë ukrainas ka akuzuar Rusinë për përshkallëzimin e qëllimshëm të sulmeve vdekjeprurëse ndaj objektivave civilë. Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, tha për Guardian se monitorimi i sulmeve ruse vuri në dukje se janë shtuar sulmet ndaj civilëve.
· Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi 100 milionë dollarë financim për të trajnuar pilotët ukrainas për të operuar avionët amerikanë.
· Europa e ka “qëlluar veten në mushkëri” me sanksione që dënojnë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, tha të premten kryeministri hungarez, Viktor Orbán. Orbán, një nacionalist që ka qeverisur Hungarinë që nga viti 2010 dhe shpesh përplaset me Brukselin, ka qenë një kritik i ashpër i sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj naftës ruse. Në një fjalim në radion kombëtare, Orbán u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndryshojnë politikën e sanksioneve./AnabelMedia/