Prej kohësh, futbollisti i Barcelonës, Frenki De Jong ka qënë në listën e objektivave të Manchester United. Një nga arsye kryesore është dhe tekniku Ten Hag që e ka kërkuar me ngulm afrimin e holandezit.
Por pavarësisht dëshirës se madhe të anglezëve, ky transferim ka pas gjasa konkretizohet. Në parim Barcelona ka pranuar ofertën prej 85 milion eurosh për lojtarin, por vetë holandezi nuk duket i bindur edhe pse pas një bisede me drejtuesit e klubit, ata i kanë dhënë garanci për të ardhmen.
Refuzimi i 25 vjeçarit ka bërë që “Djajtë e kuq” t’i kthehen punës për të gjetur emra të tjerë në mesfushë dhe me i përfoluri është ai i Paredes nga PSG./A2news/