Kupa e Botës 2026 rikthehet sonte me ndeshjen për vendin e tretë, ku do të përballen Franca dhe Anglia.
Dy kombëtaret evropiane zbresin në fushë pas eliminimeve në gjysmëfinale, me Francën që u mposht nga Spanja, ndërsa Anglia u eliminua nga Argjentina.
Përballja do të zhvillohet në orën 23:00 dhe do të jetë një mundësi për të dyja skuadrat që ta mbyllin turneun me një rezultat pozitiv dhe të sigurojnë medaljen e bronztë të Botërorit, raporton RTKlive.
Franca dhe Anglia kanë qenë ndër ekipet më të vlerësuara të kompeticionit, por tashmë do të kërkojnë të reagojnë pas zhgënjimit të humbjeve në fazën gjysmëfinale.
Sfida pritet të sjellë një duel të fortë mes dy prej kombëtareve të mëdha në futbollin botëror. /RTKLIve