329 aplikacione ka pranuar Drejtoria e Shëndetësisë në thirrjen për subvencione

Është mbyllur thirrja publike për subvencione nga drejtoria e shëndetësisë me datë 11 maj. Në këtë drejtori janë pranuar gjithsej 329 aplikacione.

Vlera e ndarë për këtë vit është 75 mijë euro, ku 25 mijë janë ndarë për organizatën “Handikos” kurse mjetet e tepruara për kategorit tjera. Drejtoresha tha se janë në fazën e krijimit të komisionit për verifikimin e aplikacioneve.

Lista me emrat e përfituesve të subvencioneve të shëndetësisë pritet të dalë pas dy javësh.

Read Previous

Muhadri: Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për manipulim me çmimet në markete

Read Next

Dervishaj: Policia e Kosovës pa sigurime shëndetësore