22-vjeçari kapet me armë e municion të fshehura në shtëpi

Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve po has në persona që posedojnë armë ilegale.Një rast i tillë është zbuluar në Prishtinë, ku Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e një qytetari i cili u denoncua për armëmbajtje.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se gjatë kontrollit në shtëpinë e 22-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe të ftohta, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas bastisjes, i dyshuari është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 22-vjeçari të ndalohet si i dyshuar për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

/Sinjali/

Read Previous

​Kosova shijon fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024, mposht Andorrën

Read Next

“A të duhen luftëtarë, gjithë botës t’i vësh zjarr, merr nja dhjetë kosovarë”