190 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga qeveria.

Shkak i mosrespektimit të masave policia po shqipton edhe gjoba.

Vetëm brenda një dite, pra të mërkurën policia ka shqiptuar 190 gjoba. Ndërsa të martën policia shqiptoi gjoba për 233 qytetarë.

Ndërkohë që masat antiCOVID-19 u vendosen pasi në javën e dytë të muajit gusht ishin rritur rastet pozitive me koronavirus.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Ndërsa në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), njoftoi për një të vdekur dhe gjashtë raste të reja me koronavirus. 

Read Previous

Dua Lipa do të krijojë një platformë, jep detaje për ‘Service95’

Read Next

Islami: “Autobusit të Besa Trans nuk i punonin frenat, i korruptonin me nga 10 euro policët bullgarë”