19 tetori, lumturimi i Shën Terezes hap i rëndësishëm deri te shenjtërimi, por jo festë zyrtare

Mes shumë datave të rëndësishme sa u përket figurava të ndritura shqiptare, është edhe 19 tetori, datë kjo që shënon ngjarjen e lumturimit të Shën Terezës, apo etapa e parafundit e shenjtërimit, procedurë kjo që dërgon deri në shenjtërim kështu tha Don Lush Sopi, famulltari në kishën “Zoja Rruzare” në Bishtazhin.

Mes tjerash ai thotë se festë zyrtare e kanë 5 shtatorin, ditën kur u shenjtërua Shën Tereza por po aq e rëndësishme duhet të jetë edhe data 19  tetor pasi që është një hap tejet i rëndësishem për të ndodhur shenjtërimi, duke bërë kështu edhe thirrje për paqe e mirësi kudo në vendin tonë.

Read Previous

Digjet një shtëpi në fshatin Novosellë të Gjakovës (VIDEO)

Read Next

Salah kërkon dyfishin e pagës për kontratën e re nga Liverpool