133 ditë luftë në Ukrainë

*

Marrja e qytetit të Lysychansk në Ukrainën lindore u ka dhënë forcave ruse “mundësinë për të bërë përpara”, ndërsa forcat e saj në jug kanë treguar shenja “bashkëpunimi më të mirë”. Zyrtarët perëndimorë thanë se qëndrueshmëria e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës është goxha “sfiduese”.

*

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se armët e rënda të dërguara nga aleatët perëndimorë, më në fund kanë filluar të punojnë me “kapacitet të plotë”. Në komunikimin e tij të fundit, Zelenskiy tha se ushtria ukrainase ka qenë në gjendje të shënjestrojë magazinat dhe vendndodhjet ruse që janë “të rëndësishme për logjistikën”.

*

Rezistenca mbetet e vazhdueshme në fshatrat përreth Lysychansk, ku kanë mbetur rreth 15,000 civilë, sipas guvernatorit të Luhansk, Serhiy Haidai.

*

Evakuimi i civilëve nga Sloviansk vazhdoi gjatë të mërkurës, ndërsa trupat rusë po bënin presion drejt qytetit lindor të Ukrainës për të kontrolluar rajonin e Donbasit. Kryebashkiaku i qytetit tha se rreth 23,000 njerëz nga 110,000 ishin ende në Sloviansk, por pretendoi se Rusia nuk ka qenë në gjendje të rrethonte qytetin. Guvernatori i Donetsk u ka kërkuar gjithashtu 350,000 banorëve të rajonit të largohen.

*

Beteja për Sloviansk ka të ngjarë të jetë gara e radhës kyçe në luftën për Donbasin, ndërsa forcat ruse afrohen brenda 16 km nga qyteti Donetsk, sipas inteligjencës britanike. 

*

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimin se forcat ruse shkatërruan dy sisteme të avancuara raketore Himars të prodhuara nga SHBA dhe depot e tyre të municionit në Ukrainën lindore. Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se pretendimet e ministrisë ruse të mbrojtjes ishin të rreme dhe se ajo po përdor Himars të furnizuar nga SHBA për të shkaktuar “goditje shkatërruese” mbi forcat ruse.

*

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, tha se i kërkoi homologut të tij rus, Vladimir Putin që të ndihmonte në importimin e karburantit në vendin e tij, pasi po përballet me krizën më të keqe ekonomike në shtatë dekada. Rajapaksa shkroi në Tëitter se kishte një telefonatë “produktive” me Putinin, ndërsa e falënderoi atë për “të gjithë mbështetjen e dhënë nga qeveria e tij për të kapërcyer sfidat e së kaluarës”.

*

Ushtria e Ukrainës njoftoi planet për të futur një sistem lejesh që do t’u ndalonte burrave të kualifikuar për rekrutim të largoheshin nga rajoni ku ata janë të regjistruar. Masa, e bazuar në legjislacionin e vitit 1992, kishte për qëllim t’u mundësonte forcave të armatosura të vendit të gjenin më lehtë rekrutët e mundshëm, por shkaktoi një reagim të menjëhershëm pakënaqësie.

*

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka pranuar se ka takuar ish-agjentin e KGB-së, Alexander Lebedev, pa zyrtarë të pranishëm në kohën kur ishte sekretar i jashtëm. Johnson u tha deputetëve se pranoi se ishte takuar me ish-agjentin e KGB-së në një udhëtim në Itali.

*

Gati 9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Me rritjen e ofensivës së Rusisë në lindje të vendit, ka gjithnjë e më shumë thirrje nga autoritetet ukrainase që njerëzit të arratisen nëse munden munden nga zonat e vijës së parë.

Burimi: The Guardian 

Read Previous

Euronews Bulgaria, promovim Kanionit piktoresk të Osumit në vendin e shqiponjave

Read Next

Nisin hetimet për 21.000 krime lufte të dyshuara në Ukrainë