Ronaldo mund të nënshkruajë për klubin më të pasur në botë?

Manchester Unitedi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me Cristiano Ronaldon, por nuk mungojnë klubet e interesuara për shërbimet e yllit portugez.

Ndërprerja e bashkëpunimit ndodhi pasi portugezi refuzoi të hynte në lojë kundër Tottenham Hotspur dhe më pas kritikoi ashpër klubin në një intervistë me gazetarin Piers Morgan.

Sipas gazetës Marca, një gazetë madrilene që ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, pretendon se Ronaldo kla oferta dhe mund të zgjedh mes dy klubeve më të pasura në botë.

Bëhet fjalë për Newcastle United në Ligën Premier dhe klubin saudit Al Nassr, të cilat janë në pronësi të një fondi investimi nga Arabia Saudite i kryesuar nga Princi Mohammed Bin Salman.

Ronaldo së fundmi konfirmoi se kishte një ofertë nga Arabia Saudite verën e kaluar.

“Po, është e vërtetë që para nja dy muajsh më erdhi një ofertë nga Arabia Saudite sipas së cilës do të merrja 350 milionë euro për vetëm dy sezone. Dhe kjo nuk ishte e vetmja ofertë që kisha, por gazetarët nuk reshtin së publikuari mbeturina se askush nuk më do, që është një gënjeshtër e madhe. Ishte e vështirë, shumë e vështirë për mua të refuzoja diçka të tillë, por e bëra sepse isha shumë i lumtur te Manchester United”, kishte deklaruar portugezi.

Më herët, 37-vjeçari Ronaldo ishte i lidhur me Inter Miami, klubi i MLS në pronësi të David Beckham.

Ndryshe, Ronaldo u kthye te Unitedi vitin e kaluar, por pas një sezoni zhgënjyes të kaluar ai kërkoi një largim këtë verë. Ai qëndroi në klub, por vetëm disa muaj më vonë, United i ndërpreu kontratën, kështu që ai tani është një lojtar i lirë. /Telegrafi/

Read Previous

As plani i ri evropian nuk e zgjidh dot krizën e emigrantëve

Read Next

​Monedha ari kelte me vlerë miliona u vodhën nga muzeu gjerman