111 ditë luftë në Ukrainë

*

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se beteja intensive për Sievierodonetsk po merr përmasa “të tmerrshme” në Ukrainë. “Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e frikshme. Beteja për Donbasin pa dyshim do të mbahet mend në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Europë”, tha ai në një fjalim drejtuar vendit të hënën mbrëma. 

*

Të tre urat në qytetin lindor të Sievierodonetsk janë shkatërruar, sipas guvernatorit të rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai. Në video, ai tha se Rusia nuk e kishte “kapur plotësisht” qytetin dhe “një pjesë e qytetit” ishte ende nën kontrollin e Ukrainës. 

*

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se kanë zbuluar një varr të ri masiv të civilëve pranë Bucha-s në rajonin e Kievit. 

*

Ukraina i ka bërë thirrje perëndimit që të furnizojë 300 raketa, 500 tanke dhe 1000 aviatorë përpara një takimi të rëndësishëm të mërkurën.

*

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko, ka akuzuar “tradhtarët” se u kanë transmetuar informacione të rëndësishme forcave ruse gjatë bombardimeve të qytetit port jugor në fillim të pushtimit. Boychenko tha se shkatërrimi i infrastrukturës kritike të qytetit, duke përfshirë furnizimin me energji elektrike, ishte i mirëkoordinuar sepse Rusisë i janë dhënë koordinatat.

*

Rreth 1200 trupa, përfshirë ato të gjetura në varrezat masive, nuk janë identifikuar ende, sipas kreut të policisë kombëtare në Ukrainë, Ihor Klymenko. Procedimi penal ishte hapur për vdekjen e më shumë se 12,000 ukrainasve. Rreth 75% e të vdekurve ishin burra, 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra.

*

Rusia fitoi 93 miliardë euro të ardhura nga eksportet e lëndëve djegëse në 100 ditët e para të luftës, sipas hulumtimit të Qendrës Finlandeze për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (Crea). Me 61% të këtyre eksporteve, me vlerë 56 miliardë euro (48 miliardë £), që shkojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian, blloku i vendeve mbetet tregu më i madh i eksporteve të Rusisë.

*

Ukraina ka humbur një të katërtën e tokës së saj të punueshme që nga pushtimi rus, veçanërisht në jug dhe lindje, tha zëvendësministri i Bujqësisë Taras Vysotskiy. Në një konferencë shtypi të hënën, Vysotskiy këmbënguli se siguria ushqimore për popullsinë e vendit nuk ishte nën kërcënim të menjëhershëm: “Mbjellja e të korrave këtë vit është më se e mjaftueshme [dhe] situata aktuale e zonave të mbjelljes nuk përbën kërcënim për sigurinë ushqimore të Ukrainës “.

*

Më shumë se 15,000 milionerë pritet të ikin nga Rusia këtë vit, pasi qytetarët e pasur gjithnjë e më tepër po ia kthejnë shpinën regjimit të Putinit.

Read Previous

Presidenti i Këshillit të Evropës sot vizitë zyrtare në Kosovë

Read Next

Në përvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut, ‘Mbledhësit e Puplave’ do të prezantohet në shtatë qendra të Kosovës