​Volejbolli ia sjell Kosovës triumfin e parë në Lojërat Mesdhetare

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për vajza ka shënuar triumfin e parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

“Dardanet” kanë mposhtur Algjerinë me rezultat të pastër 3-0, në ndeshjen e dytë të Grupit B.

Kosova e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyeshme, duke e fituar setin e parë me rezultat 25-19.Dominimi i vajzave kosovare vazhdoi edhe në setin e dytë, ku Kosova nuk i dha shumë hapësirë kundërshtares dhe triumfoi bindshëm 25-10.

Në setin e tretë, Kosova vazhdoi me paraqitje të sigurt dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 25-14, duke siguruar kështu triumfin e parë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Kosovën në Grupin B, pasi në debutim ishte mposhtur nga Greqia me rezultat 0-3.

Në këtë grup, përveç Kosovës dhe Algjerisë, bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut. /KosovaPress/

Read Previous

A mundet Lens ta “rrëzojë” PSG-në nga froni? Superkompjuteri i Opta-s bën parashikimin e sezonit

Read Next

61 raste të reja të trajtuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave brenda një jave