​Tenton të hyjë në Kosovë pa letërnjoftim dhe ofron ryshfet, arrestohet

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 euro zyrtarit policor për t’u futur në Kosovë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë./KosovaPress.

Read Previous

​Real Madrid i gatshëm që ta humbasë Ramosin

Read Next

Dëshirat e fshehura të shenjave të horoskopit