​Shitje rekorde e biletave për ndeshjen Sassuolo-Milan

Tifozët e Milanit do të jenë në numër të madh në “Reggio Emilia” për ndeshjen e kundër Sassuolos. Këtë mëngjes janë parë radhë të gjata të tifozëve duke pritur para sporteleve për të blerë tiketa, e po ashtu kishte dyndje të madhe edhe në faqen online.

Të gjitha biletat janë shitur brenda 20 minutave.

Madje, raportohet se në tregun e zi një biletë është shitur deri në 1000 euro për ndeshjen që mund t’i jap titullin kampion Milanit.

Ndeshja Sassuolo-Milan do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00. /KosovaPress/

Read Previous

Kosova me rrugë të pasigurta, çdo 25 minuta një aksident trafiku

Read Next

Negociatat e paqes, ndërpriten bisedimet mes Moskës dhe Kievit