​Punëtorët e sigurimit dhe higjienikë do të marrin shtesë nga 100 euro

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe Ministria e Financave sot kanë arritur një marrëveshje për pagesa shtesë për punonjësit e sektorit privat që janë shërbyes në institucionet shtetërore.

Jusuf Azemi në një konferencë për media pas takimit me ministren në detyrë të Financave, Hykmete Bajrami tha se të gjithë punëtorët e sigurimit fizik dhe higjienik nga muaj shkurt do të marrin nga buxheti i shtetit nga 100 euro.

“Për të njoftuar lidhur me marrëveshjen ndërmjet Qeverisë, përkatësisht të Ministrisë së Financave dhe sindikatës të sektorit privat, është se kemi arritur një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për pagën shtesë për kompanitë private që kryejnë shërbime në institucionet shtetërore. Punëtorët e sigurimit fizik dhe higjienik me pagën e muajit shkurt do të marrin nga 100 euro shtesë, si dhe do të vazhdojë ky stimulim për shkak të pandemisë, për mars dhe prill”, tha ai.

Read Previous

​Kërcënoi një femër me publikim të fotove nudo, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Read Next

Hoti për marrëveshjen me Izraelin: Kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën