Përplasjet me Policinë në Tiranë, gjykata cakton masat për tetë protestues

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë ndaj tetë personave të ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin shqiptar.

Në mesin e tyre është edhe 22-vjeçari me inicialet K. M., i cili u përfshi në një përleshje me gjashtë punonjës policie gjatë protestës. Fotografia e tij u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga figura të njohura publike.

Sipas mediave në Shqipëri, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 22-vjeçarin.

E njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj katër personave të tjerë me inicialet Xh. P., E. Z., K. A. dhe K. H.

Ndërkohë, për tre protestuesit e tjerë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Masat e sigurisë janë caktuar pas incidenteve dhe përplasjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. /KosovaPress/

Read Previous

KDI: Reforma në Drejtësi e avancuar në procedura, rezultatet mbeten në pritje

Read Next

Punëtorët teknikë në Prishtinë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh