​Parashikimi i motit

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Vranësirat ditën e nesërme (e enjte) gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë celsius.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.

Këshillohet të shmangen kontaktit direkte të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona që vuajnë nga hipertensioni, ostmatikët, diabetikët dhe te të moshuarit.

Read Previous

Pritet rritje e çmimit të bukës edhe në Gjakovë

Read Next

​Lajçak sot mbyll vizitën në Kosovë, dialogu e të pagjeturit në fokus të vizitës treditore