Kundër vendimit dënues ndaj katërshes së UÇK-së, OVL-UÇK bën thirrje që qytetarët t’iu bashkohen protestës gjithëpopullore që pritet të organizohet nesër në orën 12:00 në sheshet e Prishtinës, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katërshes së UÇK-së në Hagë.
Ndërsa sot në orën 16:30 do të lansojnë një platformë që kundërshton vendimin dënues. Lansimi do të bëhet në shesh, ku do t’iu bashkohen protestës së studentëve.
Protestat në Prishtinë nisën dje (e mërkurë) si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit dënues në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. /KosovaPress/