AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, u deklaruan edhe rreth “Open Ballkan”.
Pendarovski lidhur me “Open Ballkan” u shpreh se në fillim ka pasur rezerva, por theksoi se derisa kjo iniciativë nuk i përfshinë 6 shtete e Ballkanit Perëndimor, kjo nuk do ketë sukses.
“Qëndrimi im “Ballkani i hapur” mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim të bashkëpunimit tregtar ekonomik dhe tregtar dhe jo politik dhe Ballkanin i hapur mund të trajtohet kështu dhe mund të jetë vetëm pjesë e procesit të Berlinit”, tha Pendarovski.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “Open Ballkan” është një iniciativë nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themeore të bashkëpunimi ndër fqinjësor. Ajo tha se Kosova ka rezerva sa i përket aspekteve politike, qëllimeve të kësaj iniciative.
“Kjo iniciativë e nisur në Novi Sad e që ka ndryshuara emrin disa herë. Nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimit ndër fqinjësor që kanë të bëjnë me gjithë përfshirjen e shteteve[…] përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe republikën e Kosovës ta trajtonte në mënyrë të barabartë sikurse edhe shtete tjera në iniciativa rajonale. Ne natyrisht që ne shohim që një iniciativë të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë si ekspansion hegjemoniste që këto ditë po quhen në togfjalëshin bota serbe. Rrjedhimisht Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteve politike, qëllimeve të kësaj iniciative, më konkretisht të qëllimeve që Serbia ka aty”, tha Osmani.