​“Nuk e fshehim se duam të fitojmë”, Klopp flet para derbit me Cityn

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para derbit të së dielës kundër Manchester Cityt në Premier Ligës.

Përballja e së dielës po shihet si ndeshje për titull, pasi që Liverpooli dhe City okupojnë dy pozitat e para në tabelë.

Klopp e cilësoi këtë ndeshje si tejet të madhe, ndërsa edhe tregoi nëse do të jetë përcaktuese për titull.

“Ndeshje e madhe, si gjithmonë. Ndeshje që përcakton titullin? Shumë herët, por është gjigante. Ne nuk e fshehim se duam të fitojmë, por e dimë se sa e vështirë është”, tha Klopp.

Read Previous

Kurti viziton Gjinekologjinë, thotë se s’do të ketë më dhoma me nga nëntë shtretër, por maksimalisht me dy

Read Next

​Ndahen nga 500 euro për policët që u plagosën në Veri të Kosovës