​Moti për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa nga stuhitë mund të prodhojnë edhe breshër.

Reshjet do të jenë të pranishme në lokalitete që nga orët e para të 24-orëshit, dhe kështu do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës dhe mbrëmjes.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.

Read Previous

​VMRO DPMNE fiton zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Maqedoni të veriut

Read Next

Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë